Foto: Bilanc i rëndë në 24 orë: 3 aksidente me fatalitet dhe 32 me të lënduar

Bilanc i rëndë në 24 orë: 3 aksidente me fatalitet dhe 32 me të lënduar

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, ku bilanci i aksidenteve paraqet pasoja të rënda.

Brenda kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 67 aksidente trafiku: 3 me fatalitet, 32 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,391 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 23 persona, ndërsa 13 persona janë mbajtur në mbajtje. Dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.