Foto: Pesë të akuzuarit në rastin e lidhur me Adem Elshanin deklarohen të pafajshëm

Pesë të akuzuarit në rastin e lidhur me Adem Elshanin deklarohen të pafajshëm

Pesë të akuzuarit në rastin që Prokuroria Speciale e lidh me grupin e Adem Elshanit janë deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Prishtinë. Ata ndodhen në paraburgim prej më shumë se 18 muajsh.

Seanca u zhvillua në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, para gjyqtarit Kushtrim Shyti. Të akuzuarit u paraqitën njëri pas tjetrit dhe deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Para gjyqtarit u paraqitën Dardan Ramqaj, Fatos Qollaku, Shpend Kelmendi, Demokrat Muçaj dhe Roland Beqiri. Rasti po trajtohet nga Departamenti Special, ndërsa Prokuroria Speciale e lidh atë me grupin e Adem Elshanit.