Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
Një i dyshuar për krime lufte është arrestuar të enjten në Zubin-Potok, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë rast. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet R.K. është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
R.K. është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale pritet të parashtrojë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Speciale, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me rastin.