Foto: Shala kundërshton Abdixhikun: “Njerëzit e lirë” përcaktojnë rrugën e LDK-së

Shala kundërshton Abdixhikun: “Njerëzit e lirë” përcaktojnë rrugën e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve për votimin e Bekim Sejdiut si president.

Shala është ndër gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun për president. Ky qëndrim ka nxitur kritika nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se këta deputetë nuk po e respektojnë vullnetin e shumicës.

Pas këtyre zhvillimeve, Shala ka reaguar në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi nga një tubim i LDK-së.

“Njerëzit e lirë, përcaktues të rrugës së përjetshme të LDK-së”, ka shkruar Shala në postimin e tij.