Foto: NATO ndryshon praninë mbi Urën e Ibrit, por pa dhënë afate

NATO ndryshon praninë mbi Urën e Ibrit, por pa dhënë afate

NATO ka vendosur ta rregullojë praninë e saj të përgjithshme në Republikën e Kosovës, pas përmirësimit të situatës së sigurisë. Ky ndryshim do të përfshijë edhe largimin gradual të prezencës statike mbi Urën e Ibrit.

Prezenca e përhershme e trupave të KFOR-it ka qenë e vendosur mbi këtë urë prej vitesh. Sipas zhvillimit të konfirmuar, përshtatja e pranisë së NATO-s do të prekë edhe këtë pozicion.

NATO ka bërë të ditur se nuk mund të japë afate kohore dhe detaje operacionale lidhur me zbatimin e këtij ndryshimi. Kështu, ende nuk është bërë e ditur se kur dhe në ç’mënyrë do të përfundojë gradualisht prezenca statike mbi urë.