Nis rrënimi i objekteve të paligjshme pranë Liqenit të Ujmanit
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të premten rrënimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në fshatin Rezallë, pranë Liqenit të Ujmanit, në territorin e komunës së Zubin Potokut.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, konfirmoi se aksioni po zhvillohet në këtë zonë. Ai tha se Policia e Kosovës po i ofron asistencë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Elshani deklaroi se nuk ka informacion se sa shtëpi do të rrënohen. Ndërkohë, Kosova po vazhdon rrënimin e objekteve pranë Liqenit të Ujmanit.