Foto: Aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari në Prekaz

Aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari në Prekaz, në një zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Detajet e aktakuzës u bënë të ditura në një konferencë, ku Isufaj deklaroi se ajo lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharajve në Prekaz.

“Sot kemi dorëzuar një aktakuzë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharajve në Prekaz”, tha Isufaj. Sipas deklaratës së tij, aktakuza bazohet në prova.