Foto: Apeli në Kosovë rrëzon dënimet me burg dhe liron katër të akuzuar

Apeli në Kosovë rrëzon dënimet me burg dhe liron katër të akuzuar

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka liruar nga akuzat katër persona të dënuar për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

Vendimi i Apelit prek Ragip Begajn, Bajram Hasanin, Bashkim Krasniqin dhe Malë Krasniqin, të cilët në shkallën e parë ishin shpallur fajtorë për këtë vepër penale.

Gjykata Themelore e kishte dënuar Ragip Begajn dhe Bajram Hasanin me nga dy vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Bashkim Krasniqin dhe Malë Krasniqin me nga dy vjet burgim. Me vendimin e ri, të katër janë liruar nga akuzat.