Foto: Gjini: Aleanca ende pa vendim për seancën konstituive

Gjini: Aleanca ende pa vendim për seancën konstituive

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se partia ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë në seancën konstituive të thirrur për të mërkurën, më 9 shtator.

Gjini e bëri këtë të ditur në një konferencë për media, duke sqaruar se qëndrimi i Aleancës do të përcaktohet në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Sipas tij, mbledhja e rregullt e Kryesisë pritet të mbahet të martën, ndërsa vendimi mund të merret edhe më herët nëse paraqitet nevoja.