Gjini për Kurtin dhe VV-në: “Janë super-kriminelë”, nuk e kanë të gjatë
Ardian Gjini e ka quajtur antikushtetuese seancën e thirrur nga Avni Dehari për 9 shtatorin. Në një konferencë për media, kreu i Aleancës ka thënë se Albin Kurti e ka sjellë Kosovën buzë shkatërrimit dhe e ka nxjerrë vendin jashtë çdo binari kushtetues.
Sipas deklarimit të Gjinit, situata aktuale përbën anarki dhe është rezultat i shkeljeve të përsëritura. Ai ka thënë se edhe më herët kishte pasur shkelje, por se partitë kishin besuar të mbahej e hapur një rrugë për të mos u kthyer në pikën zero.
Gjini ka kritikuar vendimin që, sipas tij, një personi t’i caktohen vetë 30 ditë dhe më pas të shkelen edhe ato. “Këta njerëz do të mbahen mend si super-kriminelët më të mëdhenj, nëse i përdorim termet e tyre”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “nuk e kanë të gjatë”.