Babai i Edit publikon mesazhin: “Hakmarrja nuk ka datë skadence”
Sherri mes Eduart Kuqit, i njohur si Edi, dhe Jozit duket se nuk ka përfunduar me përplasjen mes tyre. Pas ngjarjes, babai i Edit ka publikuar një fotografi me mesazhin: “Hakmarrja nuk ka datë skadence”.
Mesazhi i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë është interpretuar si një paralajmërim pas sherrit mes dyshes. Publikimi ka shtuar tensionin dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për një reagim të çastit apo nëse rasti do të ketë zhvillime të tjera. Po ashtu, nuk është bërë e ditur nëse lidhur me sherrin ose publikimin e mesazhit janë njoftuar organet kompetente.