Kurti reagon ndaj nderimeve për Mlladiqin: “Paradoks i madh” në Serbi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj pritjes me nderime shtetërore që Serbia ia bëri trupit të pajetë të Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.
Kurti tha se në Serbi ekziston një “paradoks i madh”, duke kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për nderimet ndaj Mlladiqit.
Sipas Kurtit, në një shoqëri ku një person i dënuar për gjenocid dhe krime lufte pritet me nderime shtetërore, është e vështirë të flitet për pendesë ose distancim nga politika që prodhoi ato krime.