Foto: Elijona flet hapur për krizën me Klodin: “Po kalojmë një fazë të vështirë”

Elijona flet hapur për krizën me Klodin: “Po kalojmë një fazë të vështirë”

Elijona ka folur për herë të parë hapur për krizën në marrëdhënien me Klodin, duke pranuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Deklarata e saj erdhi pas pyetjeve të drejtpërdrejta nga ndjekësit.

Ajo kishte treguar më herët se po përballej me një periudhë jo të lehtë personale, e cila kishte ndikuar edhe në punën e saj. Këtë herë, Elijona vendosi të japë më shumë detaje për raportin me Klodin.

Elijona tha se çdo lidhje ka krisjet dhe problemet e veta, ndërsa pranoi se ndjekësit e kishin vënë re që diçka kishte ndryshuar. Sipas saj, çifti po kalon një fazë “pak më të rëndë”.