Foto: Edi Kuçi intervistohet nga Policia pas përplasjes me Jozefin Markun

Edi Kuçi intervistohet nga Policia pas përplasjes me Jozefin Markun

Edi Kuçi është intervistuar pasditen e sotme nga Policia e Kosovës, pas përplasjes me Jozefin Markun. Sipas të dhënave të konfirmuara, Kuçi është rrahur nga Marku para intervistimit policor.

Kuçi, ish-banor i Big Brother VIP Kosova, është marrë në pyetje në kuadër të rastit që lidhet me përplasjen mes tij dhe Jozefin Markut.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë veprime gjatë ditës së sotme. Intervistimi i Kuçit nga Policia është bërë si pjesë e këtyre veprimeve hetimore.