Përplasja komunë-Qeveri kalon në protestë, në pikëpyetje fondet për projekte
Përplasja mes pushtetit qendror dhe atij lokal në Kosovë është thelluar deri në protestimin para Qeverisë nga disa udhëheqës lokalë. Ata akuzojnë ekzekutivin për cenim të kompetencave dhe për probleme me financimin, në një mosmarrëveshje që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e komunave.
Kryetarë të disa komunave ku udhëheqin Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca pretendojnë se fondet për projektet komunale po vonohen ose po bllokohen. Sipas tyre, kjo po vështirëson realizimin e projekteve në nivel lokal.
Udhëheqësit lokalë thonë gjithashtu se komunat po përballen me barrë të madhe financiare për shkak të obligimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Këto janë çështjet kryesore që kanë nxitur përplasjen me Qeverinë dhe protestimin para ndërtesës së saj.