Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti, hetohet edhe pjesëtari i NJRSh-së
Rasti i sulmit ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, pas një përplasjeje që nisi për parking te Prishtina Mall, ka marrë një tjetër drejtim.
Përveç hetimeve ndaj dy personave të dyshuar për sulmin ndaj kapitenit, është hapur rast edhe ndaj një pjesëtari të Njësisë për Reagim të Shpejtë, të njohur si NJRSh.
Pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej personave të shoqëruar. Kështu, rasti tash përfshin edhe këtë dyshim të ri, krahas hetimeve për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti.