Sot në Prishtinë pritet seanca ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, të cilin Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:30. Gjatë saj, Sheholli pritet të dalë para trupit gjykues dhe të deklarohet lidhur me fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Sipas aktakuzës, rasti lidhet me pretendimet e Prokurorisë Speciale për veprime që kanë pasur për qëllim ndërhyrjen në proceset zgjedhore në Kosovë, bashkëpunimin me një shërbim të huaj informativ dhe ushtrimin e presionit ndaj një biznesmeni.