Gjykata në Prishtinë dënon Gjestin me dy vjet burgim me kusht
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. Vendimi është marrë në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.
Gjatë seancës, mbrojtja e Gjestit kishte kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Kërkesa fillimisht ishte kundërshtuar nga pala e dëmtuar, por më pas marrëveshja ishte pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Si rezultat i marrëveshjes, gjykata shqiptoi dënimin prej dy vjetësh burgim me kusht, krahas gjobës prej 6 mijë eurosh.