Mijëra në Beograd i japin lamtumirën e fundit Ratko Mlladiqit
Mijëra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Varrimi i tij është shoqëruar me nderime nga nacionalistët serbë, pavarësisht dënimit të shqiptuar për krimet e rënda. Mlladiqi njihej gjerësisht me nofkën “Kasapi i Bosnjës”.
Mlladiqi vdiq në moshën 84-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin në burgun e Kombeve të Bashkuara në Hagë, në Holandë.