Foto: LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë

LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit, duke e lidhur këtë hap me vazhdimin e procesit të konstituimit të institucionit.

Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë së LVV-së, e cila sonte diskutoi situatën politike dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në njoftimin e saj, LVV-ja ka thënë se vendi ndodhet në një moment vendimtar për sigurimin e stabilitetit institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas kësaj partie, synimi është edhe shmangia e zgjedhjeve të reja, të cilat do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.