Ramadani: VV-ja ndryshoi qëndrim për Çitakun dhe Shalën
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes pas deklaratës së kësaj partie se do t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.
Ramadani e ka cilësuar këtë si ndryshim të qëndrimit të Vetëvendosjes për Çitakun dhe Shalën. Sipas tij, kjo parti e dëshiron 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve.
“Ua kemi lexuar në xhep skenarin”, ka thënë Ramadani, duke komentuar vendimin e deklaruar për votimin e kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së.