Foto: VV-ja do t’i votojë Çitakun dhe Shalën, Ramadani: Lojë me shtetin

VV-ja do t’i votojë Çitakun dhe Shalën, Ramadani: Lojë me shtetin

Vetëvendosje ka vendosur të votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit. Vendimi ka nxitur reagimin e deputetit të Aleancës, Burim Ramadani.

Ramadani e ka cilësuar këtë lëvizje si “lojë me shtetin”. Sipas tij, liderit të VV-së, Albin Kurtit, dhe kësaj partie u nevojitet që Kuvendi të mos jetë i konstituuar të paktën deri më 13 shtator.

Deputeti ka thënë se nga 13 shtatori nisin dy muajt, ose 60 ditët, për zgjedhjen e presidentit. Sipas interpretimit të tij, nëse kjo periudhë përfundon më 13 nëntor, atëherë mund të shpallen zgjedhjet, ndërsa afati do të mbërrinte më 27 dhjetor.