Ndahet nga jeta veterani i arsimit Qazim Azemi
Ka ndërruar jetë mëngjesin e 13 shtatorit Qazim (Mustafë) Azemi, veteran i arsimit i lindur në vitin 1945. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Në njoftim, familjarët e kanë kujtuar Azemin si profesor, drejtor dhe prind të përkushtuar, duke vlerësuar kontributin e tij në arsim dhe për vendin. Sipas familjes, angazhimi i tij kishte vazhduar edhe pas pensionimit.
Namazi i xhenazes do të falet me ikindi në xhaminë Karamanli në Vushtrri, ndërsa varrimi do të bëhet më 13 shtator, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Dumnicë e Poshtme.