Foto: Gjini: Zvarritja e Kuvendit synonte arritjen e afatit për zgjedhje

Gjini: Zvarritja e Kuvendit synonte arritjen e afatit për zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht e ka zvarritur procesin e konstituimit të Kuvendit për të arritur afatin e 27 dhjetorit. Sipas tij, çështja nuk lidhej me kandidatët opozitarë për nënkryetarë të Kuvendit, por me arritjen e kësaj date.

Gjini tha se, nga 27 dhjetori, nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. Ai shtoi se më pas mund të pasojë edhe një afat deri në 45 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun, as me Kujtim Shalën, as me ‘popullin serb’. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin”, u shpreh Gjini, duke e lidhur zvarritjen e procesit me arritjen e afatit që, sipas tij, mund ta çojë vendin drejt një cikli të ri zgjedhor.