Lushaku-Sadriu: Vullneti politik bëri të funksionojnë institucionet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, e ka cilësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dëshmi se institucionet mund të funksionojnë dhe të ndërtohen kur ekziston vullneti politik.
“Kjo është një dëshmi se kur ka vullnet politik dhe kur ushtrimi i demokracisë bëhet më i lehtë, bëhen institucionet”, ka thënë Lushaku-Sadriu. Sipas saj, mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar kishte shkaktuar vonesa deri në këtë moment.
Lushaku-Sadriu tha se, pas ndryshimit të qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja iu bashkua seancës konstituive. Në këtë seancë, kandidati i LDK-së, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.