Foto: Sot pritet votimi për Qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti

Sot pritet votimi për Qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re, në një zhvillim që hap rrugën për votimin e kabinetit të ardhshëm.

Seanca pritet të nisë rreth orës 14:00. Në të, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të prezantojë programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të propozuar.

Kurti është mandatuar zyrtarisht për formimin e Qeverisë nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Pas prezantimit të programit dhe kabinetit, deputetët pritet të votojnë për Qeverinë e re.