Formohet Qeveria Kurti 4, votohet pa opozitën
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i hapur rrugë mandatit të katërt të tij si kryeministër. Qeveria u formua pa praninë e opozitës në seancën e votimit.
Qeveria mori 62 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Mbështetja erdhi nga shumica e deputetëve të pranishëm në sallë.
Para votimit, Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke përmendur arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.