Betohet kabineti qeveritar Kurti 4, 62 vota pro dhe 8 kundër
Kabineti qeveritar Kurti 4 u betua pas votimit në Kuvendin e Kosovës, ku mori 62 vota pro, ndërsa 8 deputetë votuan kundër.
Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti lexoi tekstin e betimit për anëtarët e kabinetit. Në të, anëtarët u zotuan se do ta kryejnë me përkushtim dhe nder detyrën e tyre dhe se do ta respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik.
Me betimin e kabinetit përfundoi edhe seanca e jashtëzakonshme. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i mbylli punimet e seancës pas përfundimit të procedurës.