Foto: Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë evakuohen nga treni pranë Polonisë

Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë evakuohen nga treni pranë Polonisë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë evropianë u detyruan të ndalonin udhëtimin dhe të evakuuoheshin pjesërisht nga treni me të cilin po udhëtonin nga Kievi drejt Polonisë.

Evakuimi ndodhi pasi një sulm me dron rus goditi një tren tjetër pasagjerësh në të njëjtën linjë, pranë kufirit polak. Zhvillimi e ndërpreu përkohësisht udhëtimin e delegacionit evropian.

Në trenin special ndodhej edhe Günter Sautter, këshilltari i kancelarit gjerman Friedrich Merz për politikën e jashtme dhe sigurinë. Në bord ishin gjithashtu këshilltarë të sigurisë nga Britania e Madhe, Franca dhe Italia.