Foto: Zelensky sanksionon ish-zëdhënësen, mes të akuzuarve për propagandë ruse

Zelensky sanksionon ish-zëdhënësen, mes të akuzuarve për propagandë ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vendosur sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij, Yuliia Mendel, duke e përfshirë në një listë prej 10 shtetasish ukrainasë dhe rusë të sanksionuar nga Kievi.

Autoritetet ukrainase i akuzojnë personat e përfshirë në listë për përhapje të propagandës dhe dezinformatave ruse. Masat, të miratuara më 13 shtator, parashikojnë ngrirjen e pasurive dhe kufizime tregtare për një periudhë 10-vjeçare.

Mendel ka shërbyer si zëdhënëse e Zelenskyt nga viti 2019 deri më 2021. Ajo është bërë kritike ndaj administratës së tij, veçanërisht pas skandaleve të korrupsionit që prekën disa persona nga rrethi i presidentit.

Paketa e re përfshin gjithashtu 20 anije që Ukraina i lidh me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë, si dhe 29 shtetas e 29 kompani ruse të lidhura nga Kievi me industrinë ushtarake dhe furnizimin për prodhimin e raketave e dronëve.