Qeveria Kurti 4 votohet, këta emra pritet të hyjnë në Kuvend
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar me 62 vota pro, ndërsa tetë deputetë kanë votuar kundër. Pas këtij votimi, pritet të nisë edhe procesi për zëvendësimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që tani do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.
Me kalimin në detyrat ministrore, deputetët e zgjedhur në ekzekutiv duhet t’i lirojnë mandatet e tyre në Kuvend. Ulëset që mbeten vakante pritet t’u kalojnë kandidatëve të radhës nga lista zgjedhore e LVV-së.
Sipas renditjes së publikuar, emrat që pritet të bëhen deputetë janë Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Trshana, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arijeta Rexhepi, Agon Batusha, Fahrush Rexhepi dhe Elvira Ibrahimi Hoti.