Më 16 shtator vendoset fati i katërshes së UÇK-së në Hagë
Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, pas 234 ditësh gjykimi. Vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do ta marrë trupi gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë.
Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari amerikan Charles Smith III. Në përbërje janë edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux dhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas materialit të publikuar, katër ish-krerët janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Procesi përmbyllet të mërkurën me verdiktin final.