Foto: Bill Clinton zbulon planin e CIA-s kundër Bin Ladenit para 11 Shtatorit

Bill Clinton zbulon planin e CIA-s kundër Bin Ladenit para 11 Shtatorit

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka treguar se CIA kishte hartuar një plan për eliminimin e Osama bin Ladenit para sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. Operacioni, megjithatë, u anulua në momentet e fundit.

Sipas rrëfimit të Clintonit, arsyeja e anulimit ishte frika se ndërhyrja mund të shkaktonte viktima mes civilëve. Vendimi lidhej me rrezikun që një operacion kundër liderit të al-Kaedës të prekte edhe persona të pafajshëm.

Clinton foli për këtë çështje gjatë një interviste radiofonike në emisionin “Cats Roundtable”, të drejtuar nga John Catsimatidis në WABC.