Foto: Një i vdekur dhe 25 të zhdukur pas fundosjes së varkës pranë Kretës

Një i vdekur dhe 25 të zhdukur pas fundosjes së varkës pranë Kretës

Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos të dielën në brigjet e ishullit Gavdos, në jug të Kretës.

Roja bregdetare greke ka shpëtuar 51 persona pas fundosjes, ndërsa në zonën detare rreth 38 milje në jug të Gavdos është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi.

Kërkimet po zhvillohen për gjetjen e personave të zhdukur, ndërsa autoritetet greke po vijojnë ndërhyrjen në zonën e incidentit.