Foto: Keith Self kritikon Hagën para verdiktit të katërshes së UÇK-së

Keith Self kritikon Hagën para verdiktit të katërshes së UÇK-së

Një ditë para verdiktit për katërshen e UÇK-së, kongresmeni amerikan Keith Self kritikoi Hagën dhe shprehu shqetësimin se vendimmarrja e institucioneve të drejtësisë mund të ndikohet nga, siç e cilësoi ai, “paragjykimet politike”.

Self reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se nga Haga po bëhet gjithnjë e më e dukshme lejimi i ndikimit të politikës në vendimmarrje. Ai shprehu shpresën që një ndikim i tillë të mos jetë i pranishëm në vendimin që pritet të merret.

Reagimi i kongresmenit amerikan vjen në prag të verdiktit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Self e lidhi shqetësimin e tij me nevojën që vendimi të mos ndikohet nga konsiderata politike.