Franca u bën thirrje shtetasve të saj në Kosovë të shmangin tubimet
Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë të tregojnë vigjilencë më 16 shtator dhe të shmangin tubimet e mëdha politike në qytetet e vendit.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Për këtë arsye, shtetasve francezë u është kërkuar të qëndrojnë larg tubimeve.
Thirrja parashikon gjithashtu shmangien e daljeve dhe udhëtimeve jo të domosdoshme nëpër qytetet e Kosovës deri në fund të ditës së 16 shtatorit.