Lawton: Për NATO-n duhet normalizim me Serbinë
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, ka deklaruar se për ta shtruar çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO te katër shtetet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj, nevojitet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Lawton e bëri deklaratën gjatë një seance në Kongresin Amerikan, ku u pyet për qasjen e administratës së presidentit Donald Trump ndaj këtyre katër shteteve të NATO-s.
Sipas deklaratës së tij, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Kjo mbështetje përfshin edhe bisedimet me aleatët e NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.