Ambasada në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, të shmangin provokimet dhe të respektojnë ligjin, pas aktgjykimit të shpallur sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Aktgjykimi lidhet me rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në reagimin e saj, Ambasada ka thënë se e ka ndjekur me shqetësim të lartë vendimin e gjykatës dhe se ai ka shkaktuar zhgënjim të thellë në Kosovë.
Ambasada ka shprehur gjithashtu besimin se aktgjykimi mund të ndryshohet në shkallën e apelit, ndërsa qytetarëve në Hagë u ka kërkuar të mos bien pre e provokimeve.