Të dhënat e liderëve evropianë dalin në shitje në platformat online
Të dhënat personale të liderëve evropianë, përfshirë Merz, Melonin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, kanë dalë në platformat online të shitblerjes së të dhënave. Zbulimi ngre shqetësime serioze për privatësinë dhe sigurinë e figurave të larta publike.
Një hetim madhor ka nxjerrë në dritë se numri i kontaktit dhe të dhëna të tjera personale të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, si dhe të qindra zyrtarëve të tjerë të lartë, ishin lehtësisht të aksesueshme përmes platformave të njohura si ndërmjetësues të të dhënave.
Platformat komerciale të këtij lloji mbledhin dhe shesin të dhëna personale përmes shërbimeve me pagesë. Në këtë rast, informacionet e ndjeshme mund të siguroheshin pa procedura të posaçme, thjesht përmes një pajtimi në këto platforma.
Zbulimi ka ngritur shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare dhe privatësinë e krerëve të shteteve. Përveç kryeministrit grek, në listën e zyrtarëve të prekur përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë brenda Greqisë.