Foto: Marta Kos pas vendimit të Speciales: të dënuarit kanë të drejtë ankese

Marta Kos pas vendimit të Speciales: të dënuarit kanë të drejtë ankese

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se aktgjykimi duhet të respektohet.

Kos ka theksuar se të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë vendimin. Ajo i ka përshkruar Dhomat e Specializuara të Kosovës si një organ gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur.

Sipas deklarimit të saj, rasti lidhet me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komisionerja u ka bërë thirrje aktorëve në rajon të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Ajo ka thënë se përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian.