Afrim Gashi pas aktgjykimit: Katërshja e UÇK-së mbeten çlirimtarë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, reagoi pas vendimit dënues, duke thënë se katërshja e UÇK-së, pavarësisht aktgjykimit, mbeten çlirimtarë të Kosovës.
“Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon”, shkroi Gashi në rrjetet sociale.
Gashi e theksoi kështu se vendimi i shkallës së parë nuk e ndryshon qëndrimin e tij për katërshen e UÇK-së, ndërsa bëri të qartë se sipas tij procesi për drejtësi nuk përfundon me këtë aktgjykim.