Pas golit të Muriqit, Endrit Thaçi: “Faleminderit Kapiten, faleminderit Kosovë”
Pas golit të Vedat Muriqit ndaj Irlandës, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Thaçi shkroi: “Krejt Kosova UÇK. Urime fitorja sonte, Kosovë. Faleminderit Kapiten, faleminderit Kosovë. Bashkë. Deri në liri”.
Muriqi e festoi golin duke shfaqur një bluzë me mbishkrimin “Jo në emrin tim”. Goli i tij në pjesën e dytë i dha Kosovës fitoren 1:0 ndaj Irlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve.