Foto: Grenell kundërshton Marta Kos pas vendimit në Hagë

Grenell kundërshton Marta Kos pas vendimit në Hagë

Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së komisionares së Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për Hashim Thaçin.

Kos i ka cilësuar Dhomat e Specializuara si një organ të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor. Ky qëndrim është kundërshtuar nga Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Në reagimin e tij, Grenell ka kërkuar që gjykatave që i quan radikale t’u hiqet financimi. Deklarata e tij vjen në kuadër të debatit të hapur pas vendimit të dhomave gjyqësore në Hagë dhe qëndrimeve të shprehura rreth funksionimit të tyre.