Foto: Christopher Hill: UÇK-ja synonte lirinë e Kosovës, por nuk kishte organizim vertikal

Christopher Hill: UÇK-ja synonte lirinë e Kosovës, por nuk kishte organizim vertikal

Ish-i dërguari amerikan për Kosovën, Christopher Hill, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e bashkuar rreth synimit për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por nuk funksiononte si një organizatë me strukturë të mirëfilltë vertikale.

Hill tha se nuk kishte vërejtur që mesazhet nga udhëheqja e UÇK-së të përcilleshin dhe të zbatoheshin në nivelet më të ulëta të strukturës. Sipas vlerësimit të tij, kjo nënkuptonte se udhëheqja nuk kishte kontroll të plotë mbi zhvillimet në terren.

Diplomati amerikan po ashtu ka thënë se Hashim Thaçi nuk kontrollonte çdo gjë në terren. Ai theksoi se brenda UÇK-së kishte përpjekje për të krijuar përshtypjen e një ushtrie të mirëorganizuar dhe të disiplinuar, në mënyrë që të merrej më seriozisht nga vendet perëndimore.