FSK zhvillon “VALOR SHIELD 2026”, priten lëvizje në katër komuna
Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026.
FSK-ja ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e saj drejt komunave të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Ushtrimi do të përfshijë pjesëmarrjen e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria.
Sipas njoftimit, lëvizjet e automjeteve do të bëhen në kuadër të realizimit të ushtrimit. FSK-ja u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim gjatë kësaj periudhe.