Foto: Mërgimtarët ftohen sonte në protestën e Stuttgartit

Mërgimtarët ftohen sonte në protestën e Stuttgartit

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani janë ftuar të marrin pjesë sonte në një protestë në Stuttgart, e cila është thirrur kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 19:00 dhe organizohet nga të rinj shqiptarë në Gjermani. Motoja e saj është “Jo në emrin tim”.

Thirrja për pjesëmarrje u drejtohet mërgimtarëve që jetojnë në Gjermani, në kuadër të kundërshtimit ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.