Foto: Veliaj propozon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për nderim në Tiranë

Veliaj propozon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për nderim në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.

Propozimi vjen pas vendimit të dhënë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Në një deklaratë nga paraburgimi, Veliaj ka thënë se ky vendim e ka tronditur thellë.

Veliaj ka theksuar se procesi juridik duhet ta ndjekë rrugën e vet. Sipas tij, nisma e Tiranës lidhet me shprehjen e mirënjohjes për kontributin e tyre historik dhe nuk synon ta zëvendësojë drejtësinë me politikën apo të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës.