Foto ilustruese: Policia gjermane ua largon protestuesve flamujt kombëtarë dhe të UÇK-së

Policia gjermane ua largon protestuesve flamujt kombëtarë dhe të UÇK-së

Policia gjermane ua ka larguar protestuesve disa flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së gjatë protestave të zhvilluara në disa qytete të Gjermanisë.

Protestat janë mbajtur pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa tubuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

Tubime janë zhvilluar në Këln, Mynih dhe Shtutgart. Në këtë kuadër, pjesëtarë të Policisë gjermane shihen duke ua larguar protestuesve flamujt kombëtarë dhe flamujt e UÇK-së.