Foto: Arbëreshët dhe shqiptarët bashkohen në Kalabri me një mesazh për Kosovën

Arbëreshët dhe shqiptarët bashkohen në Kalabri me një mesazh për Kosovën

Në Kalabri janë bashkuar përfaqësues nga trevat shqiptare, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali, në një aktivitet që përcjell një mesazh për Kosovën dhe ndërthur trashëgiminë, kulturën, identitetin dhe solidaritetin.

Takimi po zhvillohet në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal, i cili mbahet më 18 deri më 20 shtator në komunat arbëreshe të Kalabrisë. Aktiviteti ka mbledhur pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali.

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbledhur rreth 60 përfaqësues, mes tyre kryetarë komunash dhe personalitete nga media, televizioni, arti, kultura, muzika dhe biznesi. Përmes këtij takimi, agjenda rajonale e turizmit është ndërthurur me çështje të trashëgimisë dhe identitetit të përbashkët shqiptar.