Gërvalla nuk komenton vendimin për ish-krerët e UÇK-së: “Temë tjetër”
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk pranoi të komentojë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së.
Pas përfundimit të akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Gërvalla u pyet nga gazetarët për këtë çështje, por nuk dha përgjigje.
Ajo tha se aktiviteti ishte i dedikuar përkujtimit të Afrim Bunjakut dhe se temat e tjera do të diskutohen në një moment tjetër. “Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë që t’i diskutojmë”, u shpreh Gërvalla.